Vetëvendosje kërkon lirimin e Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të sekretarit organizativ të saj, Dardan Molliqajt dhe të gjithë aktivistëve tjerë që po mbahen në burgje.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe të të gjithë aktivistëve të tjerë që po mbahen politikisht nëpër burgjet e regjimit. Nëpër burgje të ndryshme nëpër Kosovë po mbahen: Besnik Zeqiraj, Dardan Molliqaj, Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj, Skender Merturi dhe Trim Gashi”, thuhet në njoftim për media të kësaj lëvizjeje, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button