Reagime për sjelljen jo të mirë të liderëve botëror gjatë përkujtimit të Mandelës (FOTO)

Shumica e medieve amerikane dhe britanike kanë vënë në thumb sjelljen e presidentit Barack Obama, kryeministrit britanik David Cameron dhe kryeministres daneze Hele Torning Shmit gjatë kohës së takimit përkujtimor në përkujtim të Nelson Mandelës.

Në Twitter janë publikuar foto të shumta kur Obama shihej i lumtur dhe i qeshur derisa gjatë akademisë përkujtimore ai fotografohej dhe bisedonte me kryeministrin britanik dhe kryeministren daneze. Ajo që nuk e ka përjetuar mirë këtë sjellje të të Obamas, ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Michele Obama.

New York Daily ka shkruar se në foto shihet qartë se zonja e parë e SHBA – ve, Michele Obama nuk e miraton një sjellje të tillë të bashkëshortit gjatë akademisë përkujtimore për luftëtarin me të madh e të drejtave të zezakëve në Afrikë.

Ndërsa “Indepedent” britanik ka shkuar edhe më tutje duke shkruar se ata janë lider botëror e jo bandë adoleshentësh.

Fotografitë fillimisht janë publikuar nga New York Post por mbetet e panjohur se kush e i ka “kapur” liderët duke e fotografuar vetveten.

Lajme të ngjashme

Back to top button