8 ish-eprorë të UÇK-së në Koshare dënohen nga Serbia

Vrasja e trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, në shtator të vitit 1998 nga forcat e UÇK-së, ka bërë që sot Gjykata e Lartë e Nishit të dënojë në mungesë tetë ish-eprorë të UÇK-së.

“Ata u dënuan të gjithë për të dyja ngjarjet e ndodhura në shtator të vitit 1998. Gjykata vendosi që ata ishin fajtorë falë videove, që ishin prova kyqe”, ka thënë për BIRN, Goran Gjorgjeviq, avokat i një prej familjeve të ushtarëve të vrarë.

Ata që janë dënuar janë Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Në këtë grup janë dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni i LDK-së dhe Rrustem Berisha i AAK-së.

Aktakuza pretendoi se në fillim ata përgatitën një pritë për trupat kufitare të Ushtrisë Jugosllave duke vendosur mina anti-tank.

Një tank i Ushtrisë Jugosllave shpërtheu minën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë. Pastaj luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë që mbërriti aty për të marrë viktimat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button