Bracke mbështet Kosovën në proceset integruese

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian dhe të shtetit belg, në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegfried Bracke.

Gjatë këtij takimi, presidenti i Parlamentit belg shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe njëkohësisht, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës e informoi kryeparlamentarin belg për zhvillimet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional.

Sipas një komunikate të Kuvendit të Kosovës, bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të marrë dinamikën e duhur, në veçanti paraqet interes për Kuvendin e Kosovës që angazhohet maksimalisht në procesin euro-integrues.

Më pas, kryeparlamentari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga presidenti i social-demokrateve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella.

Pitte lla ripotencoi faktin se grupi i tyre e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur rezolutat për Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë dhe interesimin për të forcuar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli e falënderoi kreun e social-demokratëve evropianë për përkrahjen e vazhdueshme që ky grup po i jep shtetit të Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj.

Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënshkruan peticionin për rritjen e fondeve në përkrahje të të rinjve në zonat e konfliktit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button