Shkup, shkarravitja e shqipes në tabelat udhëzuese

Mbishkrimet në gjuhën shqipe në tabelat udhëzuese vazhdimisht shkarraviten ose fshihen nga persona të panjohur. Një dukuri i tillë ndodhë në të gjitha qytetet ku zbatohet dygjuhësia, por më së shumti është e pranishme në kryeqendër, transmeton Alsat-M.

“Në disa tabela ku respektohet ligji i dygjuhësisë , ka persona të cilëve ju pengon mbishkrimi në gjuhën shqipe dhe vendosin që ta mbulojnë ose ta shkarravisin atë” .
Nga Drejtoria e Ndërmarrjes Publike për Rrugë thonë se në vazhdimësi punojnë që këto veprime t’i përmirësojnë.

“Kemi pasur një aksion më të madh gjatë këtyre 15 ditëve, për shembull Bulevardi “Ilinden”, 8 Shtatori, Auto-Komandë, Aerodrom, në Çair jemi sot, dhe kjo ndodh në kontinuitet. Atë që mundohemi ta bëjmë është që të heqim mënjanë këto dëmtime. Në Shkup ka edhe turistë dhe dikush kupton vetëm anglisht apo vetëm shqip dhe ne mundohemi që këto tabela të jenë në shërbim të tyre. Këto dëmtime të shenjave të komunikacionit janë një paraqitje devijante të cilën mundohemi ta largojmë. Ai që mundohet të dëmtojë shenjat e komunikacionit nuk është mik i infrastrukturës së Qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të tij”, tha Sinisha Ivanovski, Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë.

Ndërkaq Këshilltari në Qytetin e Shkupit nga radhët e BDI-së porosit Qytetin e Shkupit dhe organet tjera kompetente që të jenë më të kujdesshëm në parandalimin e këtyre dukurive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button