Gjysmëfinalja e Kupës shqiptare me tre shqiptar nga Maqedonia

Ish- trajneri i FC Shkupi dhe tani i Flamurtarit të Vlorës, Zekirja Ramadani dhe ish-futbollisti i Renovës tani anëtar i Kukësit Izair Emini, kishin një ditë të mirë me ekipet e tyre. duke u plasuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Sulmuesi tetovar me Kukësin e tij me rezultatin 2:0 e fitoi Teutën e Nijaz Lenës, ndërsa trajneri Ramadani triumfoi me Flamurtarin përballë Tiranës me rezultatin 2:1, përkundër disfatës që pësoi në ndeshjen e parë në Vlorë me 1:0.

Edhe një tjetër shqiptar nga Maqedonia kishte sukses, është ai Valmir Nafiu i cili debutoi për ekipin e Skënderbeut, që me rezultatin 2:1 mundi Vllaznin. Edhe Nafiu nuk arriti të shënojë, kishte paraqitje të mirë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button