Mustafa: Mandati i Qeverisë deri më 10 qershor 2018

Në një konferencë për media të thirrur nga Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendsi i tij, Hashim Thaçi, ai ka bërë të ditur se Qeveria nuk do të dorëhiqet.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thënë se kauzat e opozitës qysh nga fillimi ishin të rrejshme dhe të paqëndrueshme.

Ai tha se edhe Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë tjera në koalicionin qeverisës do të mund t’i thërrisnin votuesit e tyre për të dalë në shesh dhe do të ishin me qindra mijëra qytetarë.

Por  Mustafa tha se “qytetarët janë njerëz racionalë, njerëz të cilët në rendë të parë e kanë shtetin dhe ata kërkojnë argumente”.

“Kush ka argumente, për korrupsion, për keqpërdorime, le t’i prezantojnë ato argumente. Ne flasim për argumentet tona, ata le të flasin për argumentet e tyre”, ka pohuar Mustafa.

Sipas krerit të ekzekutivit, Qeveria e tij ka mandat deri më 10 qershor të vitit 2018, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button