Fillon aksioni për largimin e shitësve ambulantë

Inspektorati komunal ka filluar sot aksionin për largimin e shitësve ambulantë nga hapësirat publike. Ky aksion zhvillohet në përputhshmëri me programin vjetor që ka Inspektorati i Komunës së Tetovës, njofton Portalb.

“Aksioni i sotëm është realizuar nga ana e Inspektorëve komunal në bashkëpunim me asistencë teknike të NPK “Tetova” dhe mbështetje nga Sektori i punëve të brendshme-Tetovë.
Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë me implementimin e aksioneve te tilla me qëllim parandalimin e uzurpimit të hapësirave publike të cilat shërbejnë në interes të qytetarëve tetovarë”, njoftojnë Komuna e Tetovës.

Përndryshe, shitësit ambulantë do të kenë mundësi që 5 muajt e ardhshëm mallin e tyre ta shesin në hapësirat e tregut të gjelbër në Tetovë. Këtë e ka premtuar drejtori i NPK-së, – Xhelal Ceka në mbledhjen e 32-të të këshillit komunal të Tetovës.

Ai theksoi se për 5 muaj ato nuk do të kenë asnjë obligim pagesor.

LEXO: Zgjidhje e përkohshme e problemit të shitësve ambulantë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button