Gjykata e Dibrës, dënon shkollën me emërtimin e vjetër ilir “Penestia”

Para një viti në shkollën fillore “Vëllazërim Bashkimi” u vendos pllaka me emrin e ri,  “Penestia”. Emërtimi u problematizua nga Inspektoriati për arsim e cila e ndaloi këtë emërtim. 

Edhe sot e kësaj dite ky problem zhagitet dhe mbetet i hapur.

Pasojat e këtij problemi që konteston emërimin e shkollës “Vllazërim Bashkimi” në “Penestia, një term i vjetër ilir për qytetin e Dibrës, është duke i paguar drejtoria e shkollës.

Në prill të vitit të kaluar, Këshilli komunal solli vendim për vendosjen e pllakave të reja, por në dëftesa dhe në vulën e kësaj shkolle mbetet emri i vjetër. Gjykata e Dibrës, ka shqiptuar dënim në para për shkollën dhe drejtorin e shkollës.

“Vendimi i gjyqit në Dibër nuk është ligjor sepse ne kemi ecur në bazë të procedurave ligjore  që i parasheh vetë vendimi jonë për ndryshimin e emrave të vjetër. Me vendim të gjyqit, shkolla jonë është e dënuar me 200 euro, ndërsa unë si drejtor me 100 euro” tha drejtori  Ramadan Imeri, në të cilën shkollë në dëftesat dhe në vulën qëndron emri  “Vëllazërim Bashkim”, ndërsa në hyrje të shkollës është vendosur emri “Penestia”. 

Ai vlerëson se vendimin që e ka sjellë shkolla në saj të propozimit të këshillit të prindërve është ligjore dhe e drejtë, sepse janë përmbushur të gjitha procedurat që janë paraparë me emrin e shkollës. Procedurat, thotë ai janë në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë.

“Ne si drejtori presim që Qeveria ta mbështetë vendimin tonë. Kemi biseduar me kryetarin e komunës dhe përfaqësues të Ministrisë së arsimit. Jemi të bindur se nuk kemi bërë asnjë gabim në lidhje me ndryshimin e emrit. Vendimi jonë u votua nga ana e Këshillit të komunës me  Badenter”, theksoi Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button