Molliqaj: Paradite festuan ata që janë me Zajednicën

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili që një kohë të gjatë ka qenë në arrati ka mbajtur fjalim në protestën e organizuara nga opozita.

Molliqaj ka thënë se në pjesën e parë të ditës festuan ata që janë pro Asociacionit të Komunave Serbe.

“Sot paradite Pavarësinë e festuan ata që janë me Zajednicën”.

“Opozita e bashkuar së bashku me shoqërinë civile kanë vendosur të protestojnë për shtet me sovranitet”.

Ai ka thënë se natyrisht që është hap i madh, shtetësia e Kosovës mirëpo nuk është bërë asgjë që nga ajo kohë.

“Pajtohemi të gjithë se akti i shpalljes së pavarësisë ishte hap përpara në ecjen tonë si shtet, sot jemi këtu në shesh sepse shumë hapa nuk u bënë fare e shumë të tjerë u bënë gabim”.

Ndonëse sipas tij pushtetarët tërë kohën thërrasin në atë se Kosova është shtet që ka lindur nga faktori ndërkombëtar, ai ka thënë se më askush nuk u beson atyre.

“Sot pas tetë viteve pavarësi mund të konstatojmë se askush nuk beson se drejtësia do të vjen nga ndërkombëtarët e që dialogu pa kushte me Serbinë e forcon shtetin e Kosovës. Tash më askush nuk beson se me negociata me Serbinë do të ketë liberalizim të vizave dhe integrime euroatlantike”.

Molliqaj kujtoi ditën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku edhe u vranë aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

“E kemi të pamundur të mos kthehemi tek 10 shkurti i 2007-ës kur kundërshtohej Pako e Ahtisarit. Kjo sepse plani i’a mohon vendit të drejtën për vetëvendosje, e barazonte viktimën me agresorin dhe e ndante Kosovën në baza etnike. Domestruesit kishin këto kërksa, që popullit i takon e drejta e vetëvendosjes, populli shqiptar kishte bërë luftë çlirimtare kurse Serbia kishte kryer argresin”.

Sipas tij kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi, Molliaqaj i quajti tradhtar.

“Thaçi e Mustafa sot përfaqësojnë idenë e projektit ndërkombëtar e që e tradhtuan betimin e ushtarit të UÇK-së, të burgosurin politik, mësimdhënësit dhe studentin e80-ës, mjekun dhe punëtorin”.

“Moni e Areni i qëndruan besnik ushtarit të UÇK-së, të burgosurit politik, mësimdhënësit dhe studentit, mjekut e punëtorit”.

Ai tha se para nëntë vitesh ata ishin shumica, mirëpo këtë herë më nuk janë të tillë.

“Me 10 shkurt ata ishin shumicë e ne pakica, sot ne jemi shumica e ata pakica”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button