Kërkohet dorëheqja e Isa Mustafës

Dega e tretë e LDK-së në Prishtinë, në mbledhjen e saj të radhës, ka kërkuar përgjegjësi konkrete nga kryetari në largim, Isa Mustafa, për humbjen e kryeqytetit.

Sipas burimeve në këtë degë, nga dy anëtarë të Kryesisë, të deklaruar në kushte anonimiteti, emra të njohur për gazetën, është kërkuar edhe dorëheqja e kryetarit Mustafa nga posti më i lartë në parti, si dhe Sami Hamitit nga të gjitha përgjegjësitë partiake, që ka ushtruar deri më tani, si dy figurat kryesore përgjegjëse për humbjen e garës në Prishtinë, shkruan Kosova sot.

“Reagime dhe kërkesa të ngjashme ka pasur dhe vazhdon të ketë në degën 2,3,4 dhe të 5. Në degën e dytë nuk është mbajtur akoma mbledhja, por edhe aty është duke u krijuar konstatimi se përgjegjësia për humbjen e Prishtinës është tek liderishipi i LDK-së, që ka udhëhequr edhe me komunën, por edhe me partinë. Mirëpo ajo që është shumë e qartë tani, është se degët 3,4 dhe 5 janë në kërkim të dorëheqjes së Sami Hamitit dhe të Isa Mustafës, si dy përgjegjësit kryesor për humbjen e LDK-së në Prishtinë”, tha një nga zyrtarët e degës së tretë të LDK-së në lagjen “Velania”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button