Dhunë mbi standardet gazetareske

[Recension: KOMPROMETIM: Janeva dhe Fatime Fetai u nisën të kontestojnë fitore prej 200.000 votash, ndërsa në kërkesën për paraburgim kanë shënuar 1.400 qytetarë të Maqedonisë që kanë votuar]

Vetëm në dy mënyra mund të vlerësohet kjo storje mediatike: si veprim naiv diletant ose si përmbajtje me prapavijë politike që ka për qëllim ta shtrembërojë realitetin. Opcioni i parë, veprimi naiv diletant, bie poshtë, për shkak se dominon qëllimi që të spinohet dhe të politizohet paraqitja e Prokurorisë speciale publike (PSP) me çdo kusht, madje edhe me çmim të diskreditimit të vetin profesional.

Si të interpretohet përndryshe veprimi gazetaresk që manifeston mosnjohje të skajshme të temës për të cilën raportohet, si dhe mungesa e dëshirës për t’i konsultuar ligjet ose ekspertët që të qartësohen gjërat.

Ja pse: Në Kodin penal të Republikës së Maqedonisë veprat penale kundër zgjedhjve dhe votimit janë përfshirë në kreun 16, gjegjësisht prej neni 158 deri në nenin 165. Asnjë prej tyre nuk përcakton se sa qytetarë duhet të jenë të përfshirë në veprat penalë që janë përfshirë në këtë kapitull.

Kjo do të thotë se edhe sikur një votë të jetë fituar në bazë të veprave penale kundër votimit dhe zgjedhjeve, autori u nënshtrohet masave që janë përfshirë në nenet që kanë të bëjnë me këtë materie.

Për këtë, siç thamë, ose konsultohen ligjet dhe procedurat ose kërkohet mendim nga ekspertët. Nuk ka asgjë nga kjo në këtë “storje”.

Sidoqoftë, e përpiluar në këtë mënyrë dhe me paramendim për t’i shtrembëruar faktet dhe realitetin, kjo përmbajtje mediatike bën dhunë mbi standardet gazetareske.

02142016-Denesen-FFatimeLinku deri te artikulli origjinal: KOMPROMETIM: Janeva dhe Fatime Fetai u nisën të kontestojnë fitore prej 200.000 votash, ndërsa në kërkesën për paraburgim kanë shënuar 1.400 qytetarë të Maqedonisë që kanë votuar

Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016, 10:09

Data e recensionit: 14.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

POZICION SKAJSHMËRISHT I ANSHËM

Qëllimi i vetëm që del nga kjo storje është të diskreditohet paraqitja dhe argumentet për ngritjene  procedurës penale për dyshim të bazuar për shkeljen e pothuajse të gjitha neneve të kreut 16 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, i cili përfshin vepra penale kundër votimit dhe zgjedhjeve të funksionarëve dhe të nëpunësve të lartë qeveritarë dhe personave të tjerë. Mirëpo, në mungesë të argumentimit serioz ose të ekspertëve që do t’i kontestonin pretendimet e Prokurorisë speciale publike, autorët e kësaj përmbajtjeje e nënçmojnë stilin e njërës nga folëset të kësaj konference për shtyp.

“Gazetaria” e tillë ka një pozicion skajshmërisht të anshëm, përplot me komente të paqëndrueshme, që nuk përkojnë me punën objektive dhe profesionale.

Ky publikim madje ka edhe pretendime që janë një dozë serioze të shovinizmit  – kur e veçon dhe e vëndon në kontekst të paqëndrueshëm një gjysmëfjali nga paraqitja e njërës nga prokuroret publike, e cila e pa të arsyeshme që ngritjen e aktpadisë ta sqarojë me një fjalor që është i kuptueshëm madje edhe për fëmijët e vegjël.

Që ironia të jetë e dukshme, ky tekst e vërteton pikërisht këtë: dikush as këtë gjuhë e as këtë stil nuk e ka të qartë që ta kuptojë seriozitetin dhe peshën e veprave për të cilat PSP-ja shpalosi se ka dyshime të bazuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button