Ja profesionet që ofrojnë punësim në Maqedoni

Mbase pyetja që më së tepërmi bëhet në Maqedoni është se me çfarë shkollimi të lartë mund të gjejmë punë më shpejtë. Zakonisht kjo bëhet para se të përcaktohemi se çfarë do të studijojmë, prandaj varësisht se çfarë kërkon tregu i punës, duhet edhe të zgjedhet drejtimi për studim, transmeton Telegrafi.

Portali ‘Fakulteti’ ka kërkuar një listë të dhënash nga Agjencia për Punësim e Maqedonisë (APM) për pozitat e lira të punës, e cila është si vijon: programues, IT, ekonomist, jurist, kontabilist, administrue ssistemi, krijues softveri, inxhinjer softveri, dizajner grafik, inxhinjer për organizim prodhimesh, inxhinjer ndërtimtarie, inxhinjer maqinerie, elektroinxhinjer, arkitekt, teknolog farmaceutik, inxhinjer – teknolog për prodhime farmaceutike, teknologj magjnerie për mbajtjen e pajisjeve procesuese, agjent marketingu, agronom bujqësie.

Punëdhënësit kërkojnë që përveç diplomës, kandidati të ketë edhe aftësi shtesë. APM thotë se edhe njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, gjermanisht, italisht), njohje të punës me kompjuter është një nga kërkesat e punëdhënësit. Gjithashtu, në këto kërkesa futen edhe aftësitë organizative, komunikuese, perzantuese, lidershipi, profesionalizëm, përgjegjësi, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button