Ruzhin: Gjyqësori i ndikuar nga politika

Prokuroria speciale filloi fuqishëm dhe me argumente aksionin e saj të parë, duke shtuar besimin e qytetarëve për këtë institucion, por lënia e lirë e personave për të cilët janë nën hetim, ishte një tregues për presionet që ushtrohen mbi gjyqësorin. Kështu vlerëson për Alsat M, profesori universitar Nano Ruzhin i cili thotë se një situatë e tillë padyshim që do të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme politike.

“Në praktikën e deritanishme në gjyqësorin në Maqedoni, asnjë rast nuk ka filluar pa u përzier politika, flas për rastet e rëndësishme. Dallimi është në atë që për herë të parë kemi që pozita më e fuqishme politike, qeveria, i kundërvihet Prokurorisë publike dhe gjyqtarët, për fat të keq, të frikësuar dhe ndoshta edhe me metoda të tjera të presionit nuk e bënë atë që pritej prej tyre… Kjo do ta përforcojë pozitën e opozitës se d.m.th. se ka pasur të drejt për kërkesat e saj”, tha Nano Ruzhin, profesor universitar.

Sipas Ruzhin, fakti që të dyshuarit u lanë të lirë dhe për ta nuk u caktua masa e paraburgimit, te qytetarët do të krijojë bindjen se askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë ata edhe për veprat më të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button