Atifete Jahjaga do të provojë edhe me një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësojë!

Kosova është futur në krizë të thellë politike prejse Opozita e përbërë nga VV!, AAK dhe Nisma kanë bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. Partitë e koalicionit PDK-LDK edhe përkundër marrëveshjes që e përmbyllën në vjeshtën e vitit 2014 ende s’kanë arritur të zbatojnë në realitet zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës i cili sipas marrëveshjes në fjalë do të jetë Hashim Thaçi. Por, pas bisedave që Presientja e Kosovës organizoi mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit me Ramush Haradinajn i cili ishte i vetmi nga partitë politike opozitare që u shfaq tek Jahjaga del e qartë që presioni ndërkombëtar bëri që Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit t’i jepej të kuptohej që seanca nuk duhet të thirret. Së paku jo pa i dhënë edhe një shans dialogut dhe pa kaluar 17 Shkurti, dita e protestës së opozitës.

Megjithëse përgatitjet qenë bërë që seanca e Kuvendit të mbahej sot, më 15 shkurt, tashmë është edhe e faktuar që kjo s’do të ngjajë sot. Këtë e ka thënë mbrëmë në një intervistë për RTK edhe kryetari i PDK-së Hashim Thaçi i cili deklaroi që do të zgjedhet pas 17 Shkurtit.

Në të njejtën kohë ende nuk është e sigurtë nëse PDK-LDK i kanë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, ndërsa më 17 dhe 18 shkurt në Kosovë nuk do të jetë as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në agjendë ka një udhëtim për në Bruksel.

Kandidati i koalicionit qeverisës për president, Hashim Thaçi, thuhet se dëshiron të sigurohet se nuk do të ketë nevojë të zhvillohen tri raunde votimi, ashtu siç e përcakton Kushtetuta me rastin e zgjedhjes së presidentit por këtë gjë e don qysh në raundin e parë.

Ditët në vijim tashmë janë të orientuara kryekëput drejt protestës së Opozitës me datën 17 Shkurt kur Opozita ka paralajmëruar që do të organizojë protestën më të madhe në historinë e re të Kosovës prej pas çlirimit të Kosovës.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se Presidentja Jahjaga, pas protestës së datës 17 Shkurt do të provojë që edhe njëherë përmes një ftese, t’i ulë në tavolinën e bisedimeve pozitën dhe opozitën dhe atë me presion të fortë ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button