Ky lloj i Audi “e bën edhe burrin të qajë” (Video)

Audi ka publikuar një video të re reklamuese për RS7 të ri, në versionin Performance që sjell edhe më shumë fuqi.

Sipas videos promovuese, burrat nuk mund të mbajnë emocionet kur të vozisin një veturë të tillë.

Audi RS7 i ri është aq i shpejtë “sa e bën shoferin të qajë nga kënaqësia pasi të shtypë pedalen e gazit”.

Me 605 kuajfuqi Audi RS7 Performance i duhen vetëm 3.6 sekonda për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale e tij është 305 km/orë.

Vetura vjen me sistem që tërheqë me të gjitha rrotat dhe ka dalë në shitje në dhjetor me çmim prej 129 mijë dollarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button