Vetëvendosja është gati për protestë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë në përfundim të përgatitjeve për 17 Shkurtin, ditën kur do të zhvillojnë një protestë masive kundër qeverisë.

“Poshtë Zajednica”, “Duam shtet me sovranitet” dhe “Republika është Res publica”, janë disa nga parullat kryesore, që aktivistët opozitarë do t’i shpalosin ditën e Pavarësisë. Ata pritet të ndalen para godinës së kryeministrisë, ku do të kërkojnë rrëzimin e qeverisë Mustafa-Thaçi.

Anëtarë të VV-së kanë postuar sot disa fotografi në “Facebook” ku tregojnë përgatitjet e tyre për këtë protestë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button