Kurti po shkurorëzohet nga gruaja?

Kur e kurorëzoi dashurinë e tij në vitin 2014, deputeti Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, kishte ngjallur shumë debat në opinion.

Për javë të tëra martesa e tij me norvegjezen Rita Augestad Knudesen, ishte në plan të parë të diskutimeve.

Mirëpo, tash, burime të Prive thonë se Albini dhe Rita i kanë dhënë fund martesës së tyre para disa javëve dhe kërkesën për divorc tashmë e kanë deponuar në gjykatë.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes që vjen në një periudhë kur në rrafshin profesional, Kurti me akterët e tjerë opozitarë i kanë hyrë betejës ndoshta më të madhe në karrierë për kundërshtimin e fuqishëm të dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e Vjenë.

Çifti që ishte në lidhje për vite të tëra, ka edhe një vajzë me emrin Lea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button