Mbledhja e BDI-së, halli për Kongresin më i madh se statuja e Car Dushanit

Në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të BDI-së, që do të fillojë në ora 15,  pritet të formohet Këshilli Organizativ për mbajtjen e Kongresit të partisë. Fillimisht, do të raportojnë Hazbi Lika dhe Abdilaqim Ademi, për zgjedhjet në degët e partisë, ku kanë arritur ato dhe të shikohen kuvendet tjera ku duhet të zhvillohen zgjedhjet për degë të partisë.

Këshilli Organizativ i cili pritet të formohet në mbledhjen e sotme të BDI-së, pas vlerësimit të procesit zgjedhorë në degët e partisë, duhet të debatojë për caktimin e një date për mbajtjen e Kongresit të partisë. 

Përfaqësuesi i lartë i BDI-së,  për “Portalb”, deklaron se çështja e statujës së Car Dushanit nuk është në rend dite dhe nuk do të ketë ndonjë vendim të partisë për këtë çështje. “Mund të diskutohet, por nuk do të ketë ndonjë qëndrim që do të kërkonte sjelljen e ndonjë vendimi”, deklaron  përfaqësuesi i lartë i partisë.

Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së BDI-së, e cila pritet të zgjat, do të shpallen zgjedhjet në Forumin Rinorë dhe në Forumin e Gruas pran BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button