Kumanovë,’Cilësia e arsimit- cilësi që dëgjohet por nuk shihet’

Në lokalet e Komitetit në Kumanovë, sot u mbajt debati publik rreth temës “Cilësia e arsimit- cilësi që dëgjohet por nuk shihet”, një nga aktivitetet e aksionit qytetar “Meritojmë më mirë”. Debati ishte organizuar nga ‘Qendra për  tolerancë ndër-etnike dhe emigrantë’  dhe ‘Punëtorët arsimor Maqedoni’. Në debat panelistë ishin: Lidija Ilijevska, profesoreshë; Elizabeta Sekirarska, profesoreshë dhe Sanja Bogatinovska, kryetare e OJQ-së “XHEF Maqedoni”. Propozimet nga debati me prindër dhe nxënës do të përfshihen në propozim-ligjet që organizatorët do t’i dorëzojnë në mars.

Debat publik, Kumanovë

“Do të flasim për ngjarjet dhe gjendjen në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, për secilin nivel në veçanti dhe do të arrijmë në përfundim të përbashkët.”– tha ndër tjerash Elizabeta Sekirarska, profesoreshë e lëndëve ekonomike.

“Ky është debati i tretë i organizuar për kualitetin e arsimit në Republikën e Maqedonisë. Dy debatet paraprake i realizuam në Ohër dhe Dellçevë. Titujt e debateve ishin të ndryshme, por bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në përgjithësi. Cikli i 5 debateve që i organizon ‘Qendra për tolerancë ndër-etnike dhe emigrantë’ dhe ‘Punëtorët arsimor Maqedoni’ është pjesë përmbyllëse  e një hulumtimi më të gjatë mbi përmirësimin e arsimit që nga korriku i vitit të kaluar. Dhe diku në fund të marsit do të dalim me rezultate konkrete, të cilat do t’i sublimojmë në një dokument. Ky dokument do të inkorporojë të gjitha përfundimet dhe propozimet për ligjet e reja mbi arsimin fillor dhe të lartë.” – tha Vllado Dimovski, sekretar gjeneral i Qendrës për  tolerancë ndër-etnike dhe emigrantë.

Sanja Bogatinovska
Sanja Bogatinovska

“Qëllimi i debatit është t’i kyçim qytetarët në tërë diskursin, në të cilin janë të kyçur vetëm partitë politike; të ngrisim debat konstruktiv mbi një temë, që shpesh harrohet në sajë të zgjedhjeve; t’i dëgjojmë çka mendojnë njerëzit rreth cilësisë së arsimit për të cilën dëgjojnë çdo ditë, për intervenimet në sistemin arsimor por që nuk japin asnjë efekt. Ka pasur debate të ngjajshme në Shkup dhe Bitollë dhe seriali do të vazhdojë derisa të ketë qytete të cilat mund t’i vizitojmë e të hapim një debat të këtillë.”-tha për Portalb, Sanja Bogatinovska.

E pyetur nëse presin që këto propozime të mirren parasysh apo do të hasin në vesh të shurdhër ashtu siç ndodhi pas shumë protestave kundër testimit ekstern, ajo u përgjigj: “Protestat patën rezultat të madh atë kohë, pasi i mobilizoi njerëzit. Por për shkak se kriza u zgjerua në më shumë sfera, njerëzit u defokusuan nga arsimi. Dhe ja tani që pati testime nuk dolën për të protestuar. Megjithatë mendimet e qytetarëve do t’i propozojmë dhe presim që të pranohen si të tilla në ligjet e ardhshme.”

Ndryshe, Bogatinovska njoftoi se XHEF Maqedoni në shtator do të realizojë projekt rreth Unionit Evropian, ku do t’i kyçin profesorët dhe nxënësit e shkollave të mesme. “Ka humbur interesi për UE dhe vlerësojmë se qytetarët duhet të njoftohen me atë se çfarë në të vërtetë është UE dhe pse na nevojitet.”-tha./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button