OJQ “Meritojmë më mirë”, protestë kundër ikjes së të rinjve nga vendi

Mbledhja e këpucëve prej personave të emigruar para ndërtesës së Qeverisë dhe shpërndarja e tyre si dhuratë për emigrantët në mënyrë simbolike do të jetë shenjë e protestës për sot ë të cilën e paralajmëroi organizata qytetare “Meritojmë më mirë”.

Sipas kësaj organizate e cila referohet nga numrat e Bankës Botërore, nga Maqedonia janë larguar më tepër se 600 mijë njerëz, prej të cilëve 100 mijë janë të rinj.  Ardhmëria e pasigurt në vend, perspektiva e dobët dhe papunësia janë disa prej arsyeve për të cilët kjo organizatë i fton qytetarët ti bashkëngjiten protestës për ditën e shtunë, njofton TV21.

“Sot para Qeverisë në orën 12 do të mblidhemi qytetarët e gjithë Maqedonisë, me qëllim që të tregojmë revoltë me situatën që është prezentë në vend. Me rëndësi është që të përcjellim porosinë deri tek Qeveria se duhet të na lejojë të jetojmë dhe të avancohemi në shtetin tonë. Ajo që na ndodh për momentin është shumë e frikshme pasi që, nuk ka shtëpi në të cilën nuk ka ikur apo emigruar një i afërt”, tha Adriana Selmani, nga organizata qytetare “Meritojmë më mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button