Sondazh, rusët më shumë i frikësohen varfërisë

Shumica e rusëve, inflacionin, varfërinë dhe krizën ekonomike i shohin si kërcënim më të madh, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania e hulumtimeve ruse “Levada”, zhvilloi një sondazh në lidhje me çështjet të cilat e shqetësojnë popullatën ruse në 48 rajone të ndryshme.

Sipas hulumtimit të opinionit publik në të cilin morën pjesë 1 mijë e 600 persona, rusët më shumë kanë frikë nga inflacioni dhe varfëria. 53 përqind e pjesëmarrësve në këtë sondazh e potencuan këtë si kërcënim më të madh.

Në sondazhin ku mund të zgjedhej më shumë se një alternativë, në pyetjen “Cili është kërcënimi më i madh për Rusinë” 49 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se ajo është kriza ekonimike.

Madje, 35 përqind e rusëve, u përgjigjën se rritja e papunësisë është kërcënimi më i madh për shtetin e tyre.

Në frikën e rusëve bën pjesë edhe përfshirja e shtetit të tyre në luftë jashtë vendit. 27 përqind e të anketuarve nuk duan që Rusia të intervenojë në konfliktet ushtarake në shtetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button