Vuçiq pret që protesta e 17 shkurtit në Prishtinë, të jetë më madhja deri më tani

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shpreson që kriza politike në Kosovë të kalojë sa më shpejtë, për t’i jep hapësirë zbatimit të marrëveshjeve të arritura së fundi në Bruksel.
Në një konferencë për media të mbajtur në Beograd, pas takimit me senatorin amerikan, Bob Croker.

Ai ka thënë se në Prishtinë, më 17 shkurt do të mbahet një demonstratë, ndoshta më masivja deri më tani.

“Më 17 shkurt do të mbahen demonstrata, ndoshta më të mëdhatë të mbajtura deri më tani në Kosovë. Por normalisht, unë nuk i gëzohem problemeve që po i kanë në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net, duke shtuar se pala kosovare duhet sa më shpejtë t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në gusht të vitit të kaluar në Bruksel, siç është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai mes tjerave tha se Serbia, deri më tani, i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj, ndërsa tani pritet, siç ka thënë, këtë ta bëjë edhe qeverisja në Kosovë.

Kryeministri serb ka vlerësuar se në periudhën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë të mbahet stabiliteti në rajon, por ka thënë se një gjë e tillë është mëse e nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button