AP: Dita botërore e të drejtave të njeriut; insitucionet i shkelin ata!

Para 18 vjetësh më 10 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, një dokument ky mbi standartet e respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë popujt dhe vendet e botës.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, me këtë rast thotë se është evident përparim i vogël i përmirësimit të të drejtave të njerit, por kjo qëndron larg asaj që paraqet mjaftueshmëri për të qenë ky institucion i kënaqur.

Sipas tij, të gjithë insitucionet duhet të kontribuojnë që qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre kënaqshëm, ndërsa parashtresat vazhdojnë të jenë në të shumtën e rasteve për shkelje të drejtash në gjyqsor.

‘Brengos fakti se edhe këtë vit vazhdon tradita e stërzgjatjes së proceseve gjyqsore, por edhe parashtresat për konteste administrative që shpie deri te vonesa e qasjes në drejtësi, dhe kjo nuk është e mirë për shoqërinë në përgjithësi’ thotë Memeti.

Në vazhdë të shkeljeve të të drejtave të njeriur AP, edhe këtë vit nuk e i ka lënë pa i përmendur kushtet jonjerëzore nëpër burgjet e Maqedonisë, ndërsa edhe shkeljet e të drejtave që u bëhen personave me aftësi të kufizuara si dhe gjinisë femërore,duke u ndalur më konkretisht muajin e kaluar në Ditën botërore të dhunës ndaj grave (25 nëntor), ku tha se gratë e Maqedonisë vazhdojnë të jenë pre e dhunës fizike por edhe seksuale nga bashkëshortët e tyre dhe të mos guxojnë ti paraqesin ata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button