Poloni, masa për të parandaluar rënien e numrit të lindjeve

Parlamenti i Polonisë për të parandaluar rënien e numrit të lindjeve miraton projektligjin në lidhje për t‘iu ardhur në ndihmë financiare familjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtaarët e qeverisë kanë theksuar se ligji i ri do të mbështesë në masë të madhe familjet me të ardhura të ulëta.

Në kuadër të ligjit i cili është edhe një prej premtimeve zgjedhore theksohet se për çdo fëmijë që lind pas fëmijës parë në vend do të ketë një pagesë prej 125 dollarë në muaj.

Kryeministrja Beata Szydlo në muajin dhjetor nënshkroi progamin në lidhje me ndihmën financiare mujore. Në zgjedhjet e mbajtura me 25 tetor 2015 në Poloni fitoi Partia për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa kryeministrja Szydlo dhe kabineti i saj nisën detyrën pas betimit më 16 nëntor 2015.

Popullsia e vendit prej 40 milionë sipas parashikimeve deri në vitin 2050 mund të zvogëlohet në 30 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button