Si të testoni cilësinë e mjaltit

Për të dalluar mjaltin e luleve nga mjalti në të cilin kanë hedhur sheqer apo ujë mund të kryeni këto teste të thjeshta:

Merrni një lugë çaji mjaltë dhe hidheni në një gotë me ujë. Nëse mjalti shkrihet, atëherë ai nuk është cilësor.

Mjalti i vërtetë nuk shkrihet kur zhytet në ujë.

Vendosni pak mjaltë në një lugë dhe kthejeni atë përmbys.

Mjalti i përzier me ujë do të bjerë menjëherë nga luga, ndërsa mjalti me cilësi të mirë do të qëndrojë në lugë.

Merrni një copë bukë dhe zhyteni atë në mjaltë. Nëse buka do të vazhdojë të jetë e fortë, atëherë mjalti është i pastër. Nëse buka zbutet, do të thotë se mjaltit i është shtuar ujë.

Nëse keni jod në shtëpi, hidhni pak pika tek mjalti dhe shtoni ujë. Nëse përzierja kthehet në ngjyrë blu, atëherë mjaltit duhet t’i jetë hedhur niseshte ose miell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button