Maqedonia larg Evropës sa i përket parave për fëmijët

Qytetarët e Maqedonisë përfituan me ligjin për shtesa sa i përket lindjes së fëmijës së tretë, mirëpo këto shtesa janë shumë të ulëta në krahasim me shtetet tjera evropiane, njofton Portalb.mk.

Përveç shumës së vogël që merret në Maqedoni për fëmijën e tretë, po ashtu qytetarët e sidomos ata shqiptarë ballafaqohen me probleme të shumta rreth përgatitjes së dokumentacionit si dhe vonesës së pagesës që ju bëhet.

Kadri Limani, baba i tre fëmijëve thotë për Portalb se tani në muajin janar është paguar shtesa e muajit dhjetor, kurse tani duhet të pritet deri në mars, prill e ndonjëherë edhe në maj që të fillojë pagesa për vitin përkatës.

Gjatë vitit 2014 kishim probleme të shumta ku kaluan shtatë apo tetë muaj që nuk na u paguan shtesat neve, banorëve të komunës së Çairit, mirëpo fatmirësisht borxhi ndaj nesh u shlye. Vonesa ka gjatë pagesës mirëpo tani që janë zgjedhjet besoj që këtë vit nuk do kemi probleme”, tha Limani,njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se pas njoftimit në media nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që do ketë rritje pensionesh, ndihmës sociale, shpreson që në këtë kategori do hyjnë edhe shtesat për fëmijën e tretë.

“Kemi dëgjuar se MPPS do të rritë pensionet dhe ndihmë sociale dhe shpresojmë që edhe ne do të hyjmë në këtë kategori”, shtoi Limani, njofton Portalb.mk.

Ndryshe nga Maqedonia, e cila pretendon BE-në, vendet tjera anëtare ndajnë shtesa duke filluar nga fëmija i parë. Këtë rast kemi marrë shembull Suedinë e cila për fëmijën e parë merr rreth 120 euro, kurse për të tjerët në vazhdimësi merret kjo shumë, deri sa fëmija të arrijë moshën 16, që i bie për tre fëmijë një familje që jeton në Suedi të merr rreth 360 euro në muaj, që është tre herë më shumë sesa familjet që marrin në Maqedoni.

Kurse tek në nënat që lindin fëmijën e tretë marrin nga rreth 8 mijë denarë çdo muaj për periudhë kohore deri në dhjetë vite, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button