Fabius: Rusia dhe Irani përgjegjës për brutalitetin e regjimit sirian
![Fabius](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/08/Fabius.jpg?fit=640%2C431&ssl=1)
Kreu i diplomacisë franceze, Laurent Fabius akuzoi sot Rusinë dhe Iranin si bashkëpunëtorët kryesorë të “brutalitetit të egër” të regjimit sirian.
“Ekziston një egërsi e pashembullt e regjimit të Bashar al Assadit. Ka një bashkëpunim të mundshmën nga ana e Rusisë dhe Iranit”, deklaroi Fabius para deputetëve, duke kërkuar sërish pezullimin e sulmeve ajrore në Siri.
”Regjimi dhe aleatët rusë po ndërmarrin një ofensivë çnjerëzore në pjesën veriore të vendit”, sipas tij.