Protestuesit kalojnë natën në rrugët e Kievit

Afro gjysmë milioni njerëz kanë protestuar të dielën në kryeqytetin ukrainas për të shtyrë kërkesën e tyre për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, dhe dorëheqjen e presidentit Viktor Yanokovich.

Gjatë këtij manifestimi, disa protestues kanë rrënuar edhe bustin e themeluesit të shtetit sovjet Vlladimir Lenin.

“Lamtumirë trashëgimi komuniste”, shkroi në rrjetin social Twitter Andriy Shevchenko, një deputet opozitar.

Zëdhënësi i kryeministrit ukrainas Mykola Azarov e quajti përmbysjen e bustit si “barbarizëm”.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në vendngjarje, shpjegojnë se me rënien e territ mijëra protestues të organizuar, kanë bllokuar ndërtesat kryesore qeveritare me makinat e tyre, barrikada dhe kanë vendosur tenda në rrugë, që shihet si një rrezik potencial për të përshkallëzuar tensionet.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka nënvizuar “nevojën e një zgjidhjeje politike” gjatë një bisede telefonike që ka pasur me Yanukovich, e cili në anën tjetër ka biseduar për krizën edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

Lajme të ngjashme

Back to top button