Shqiptaret kthehen pa çmim, triumfon “Miss Venezuela”

Mbrëmjen e së shtunës në Filipine është mbajtur edicioni i 13-të i “Miss Earth”. E ndonëse shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova kishin varur shpresat tek Donika Emini dhe Afroviti Goge për një triumf atje, një i tillë nuk ndodhi.

Emini dhe Goge kanë qenë përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë eveniment, por triumfuese doli Alyz Henrich “Miss Venezuela”.

Me kurorë u kurorëzuan edhe “Miss Korea”, Catharina Choi e cila rrëmbeu titullin e “Miss Earth Fire”, “Miss Tailanda” Punika Kulsoontornrut me “Miss Earth Water”, dhe “Miss Australia”, Katie Wagner me “Miss Earth Air”.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button