Maqedoni, të reshura dhe erë me shpejtësi mbi 80 km/h

Reshjet më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore të Maqedonisë, ku në malet nga fundi i ditës do të kalojnë në borë. Në disa vende do të jetë mot i vranët jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore pritet të reshin edhe mbi 20 l/m2. Nesër do të fryjë erë nga drejtimi jugor, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80km/h.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme  me periudha të diellit dhe me kushte për shi të dobët të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë mesatare e kohëpaskohshme e fuqishme jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me erë mesatare jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button