Adili: Institucionet e sigurisë duhet t’i trajtojnë shqiptarët si konstituiv për të fituar besim

Në iniciativë të Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim në hapësirat e DSK, dje është mbajtur takim ku nga ana Drejtorisë për Siguri dhe Zbulim është prezantuar gjendja aktuale në Maqedoni, raporton Portalb.

Sipas MPB-së në takim theks të veçante është vënë në krizën e emigrantëve si problem aktual dhe mundësia e infiltrimit të terroristëve në mesin e emigrantëve. Prandaj, në këtë drejtim është potencuar nevoja për rritjen e masave dhe aktiviteteve në drejtim të identifikimit, prevenimin dhe ndalimin e luftëtarëve që vijnë nga vatrat e krizave.

Në këtë takim nga radhët e deputetëve shqiptarë ka qenë vetëm Zylfi Adili, njëherit edhe nënkryetarë i partisë Uniteti. Ai për redaksinë tonë ka folur për temat që ka trajtuar dje në zyrat e DSK-së dhe rëndësinë e besueshmërisë ndaj këtyre institucioneve.

“Unë i hapa temat që kanë të bëjnë me proceset e montuara, edhe rasti i “Kumanovës”. Dhe ata u munduan t’i elaborojnë. Dhe, konkluza e bisedës time ishte kjo; institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, nëse duan të krijojnë besim te popullata shqiptare duhet të jenë më serioze kundrejt krijimit të sigurisë në Maqedoni dhe t’i trajtojë shqiptarët e Maqedonisë si të barabartë dhe konstituivë. Kështu që, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, gjithmonë te shqiptarët do të ketë dyshime dhe mosbesim te institucionet e shtetit, sidomos te ato për siguri. Përmenda gjitha rastet diskutabile, që nga vitet e 90-ta e këtej, sidomos pas vitit 2006 kur gjendja e sigurisë u kthye në nivelin më të ulët”, theksoi për Portalb deputeti Adili, duke potencuar se në takim është folur edhe për krizën e emigrantëve dhe pasojat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button