Maqedoni, fillon kontrolli sistematik i kushteve për zgjedhje demokratike

Fillon procesi për evaluimin e kushteve që Maqedonia duhet t’i përmbushë që të mundet të mbahen zgjedhje të rregullta dhe fer, nga të cilat rezultate askush nuk do të dyshojë apo do t’i kontestojë. Ashtu siç kanë deklaruar ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli më 29 janar, vlerësimin e përfundimtar se a janë përmbushur kushtet do ta japin garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, shkruan DW.

Para shpërbërjes së parlamentit (24 shkurt), por jo më vonë se 20 shkurti, BE dhe SHBA në konsultime be ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, bashkë do ta vlerësojnë se a janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile më 24 prill, përcjellë Portalb.

Procesi i evoluimit fillon 10 dit përpara afatit përfundimtar për atë vlerësim. Një ndër simptomat e para, që e paralajmërojnë evoluimin është Robert Bershinski, zëvendësndihmës-sekretar i Zyrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut në Stejt Departamentin Amerikan, i cili të hënën ka arritur në Maqedoni dhe është takuar me kryeministrin Emil Dimitriev.

Në këtë takim, ashtu siç ka njoftuar Shërbimi Informativ i Qeverisë, të dyja palët kanë e kanë theksuar rëndësinë për organizimin e zgjedhjeve demokratike, fer dhe kredibile. Gjithashtu është theksuar se të gjitha partitë duhet që domosdoshmërish ta rrisin angazhimin për zhvillimin e besimit në procesion zgjedhor, duke mos lejuar trysni ndaj të punësuarve në administratën dhe votimit të tyre.

“Uashingtoni, me vëmendje e ndjek këtë proces dhe shpresojmë që do të ketë përfundim pozitiv”, tha për Tv Telma, Bershinski.

“Qëllimi i vizitës sime është që të takohem me anëtarët e Qeverisë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe shoqërinë civile, që të marrë informata nga të gjitha pikëpamjet se deri ku jemi me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Kriteret janë mirë të njohura. Do ta mbikëqyrim punën e KSHZ-së dhe nivelin në të cilin ai trup ka personel për ta pastruar Listën Zgjedhore dhe zbatimin e vërtetimit të të dhënave në mënyrë të kryqëzuar dhe në terren. Jemi shumë të interesuar për reformat në media me të cilat mediumet mund të sigurojnë atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Të interesuar jemi edhe për kushtet me të cilat mund të frikohen votuesit dhe ka potencuar se ndaj asnjë qytetarit të Maqedonisë nuk guxon askush të kryejë trysni për votim”, theksoi Bershinski, transmeton Portalb.

Përndryshe, është e pasigurt se për 10 ditë a do të plotësohen kriteriumet, duke pasur parasysh se duhet të pastrohet Lista Zgjedhore, ndërkaq procesi ende nuk ka nisur, nga ana tjetër partitë ende nuk kanë arritur marrëveshje për reformat në media, ndërkaq Prokuroria Speciale po “bombardohet” çdo ditë me padi penale.

Lexo: Puna e prokurores speciale Katica Janeva, pengohet me qëllim

Lexo: Pesë padi penale të reja për ekipin e Janevës

Lexo: Ambasadorët i dhanë mbështetje Katica Janevës dhe PSP-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button