BE: Të mos frikësohen zyrtarët publik të cilët duhet të krijojnë zgjedhje kredibile

Delegacioni i BE-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë u ka bërë thirrje të gjitha partitë në Maqedoni që plotësisht ta zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.

“Bashkimi Evropian, rikujton për rëndësinë e madhe të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e katër partive politike më të mëdha të Maqedonisë, e cila e ka për qëllim tejkalimin e krizës aktuale politike dhe t’i zgjidh sfidat kryesore me të cilat po përballet vendi. I përshëndesim hapat e ndërmarra për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, duke filluar që nga emërimi i prokurores speciale, ndryshimet në Qeveri, Listën Zgjedhore, duke përfshirë edhe punën e Komisionit kuvendor anketues për përgjime”, qëndron në deklaratën e delegacionit të Bashkimit Evropian në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.

Në këtë dokument, theksohet se Marrëveshja e Përzhinos i detyron nënshkruesit që të bëjnë reforma strukturore, duke përfshirë edhe ato në lidhje me zgjedhjet, por edhe masat për sjelljen e lirive më të mëdha për mediumet, Listë Zgjedhore të rishikuar dhe ndryshim të propozimeve të OSBE/ODIHR-së. Këto reforma ashtu siç theksohet, janë kusht që të ketë kushte për zgjedhje demokratike më 24 prill, përcjellë Portalb.

“Bashkimi Evropian, bashkë me SHBA-në e kanë përsëritur, patjetërsueshmërinë për zgjedhje kredible dhe sjelljen e kriteriumeve të cilat do të shfrytëzohet për vlerësimin e përgatitjeve për zgjedhje”, qëndron në deklaratë. Delegacioni i BE-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, institucioneve të Maqedonisë u ka ofruar ndihmë teknike dhe mbështetje që të krijohen kushte për zgjedhje fer”

Në këtë njoftim gjithashtu, u bëhet thirrje Parlamentit, Qeverisë dhe liderëve politik që të sjellin vendime të cilat do ta kthejnë vendin në rrugën evropiane.

“I inkurajojmë të gjithë partitë, qytetarët dhe organizatat qytetare të marrin pjesë në zgjedhje kredibile dhe në nivelin e vëzhgimit të tyre ta tregojnë fleksibilitetin e duhur për qasje konsensuale e cila është e vetmja mënyrë për zgjidhje të përhershme të krizës politike dhe të stabilitetit afatgjatë të vendit. Në fund, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve partiak që të përmbahen nga frikësimi i zyrtarëve publik, funksioni i të cilëve është, krijimi i zgjedhjeve kredibile; para tyre qëndron punë e rëndë. Retorika e tillë nuk ndihmon dhe e humb besimin e votuesve se kushtet e duhura janë përmbushur”, thuhet në dokumentin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button