Lëvizja BESA takohet me organizatën joqeveritare “Civil”

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me presidentin e organizatës joqeveritare “Civil”, Xhabir Deralla.

Në këtë takim u bisedua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit për të kontribuuar për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Lëvizja BESA është e përkushtuar maksimalisht për mbarëvajtjen e zgjedhjeve pasi të plotësohen të gjitha kushtet që dalin nga “Marrëveshje e Përzhinos. Për BESËN mbetet i rëndësishëm dhe i pranueshëm vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar përkitazi me kushtet për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira, qëndrim ky të cilin e kemi shprehur edhe në takimin me përfaqësuesit e lartë të Shtetit Amerikan dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button