Angela Merkel e shokuar nga fatkeqësia hekurudhore

Për vdekjen tragjike të 9 pasagjerëve nga fatkeqësia hekurudhore, që ndodhi në mëngjesin e së martës ka shprehur keqardhje edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.

‘’ Unë jam e shokuar dhe tejet e pikëlluar pas aksidentit të rëndë nga përplasja e dy trenëve me pasagjerë, këtë mëngjes në Bad Aibling. Ngushëllimet dhe dashuria ime e pafund shkon sidomos për familjet e nëntë viktimave që humbën jetën’’, u shpreh kancelarja Merkel.

‘’Mendja ime qëndron edhe tek ata të cilët u lënduan në këtë aksident e që janë duke luftuar për jetë nga pasojat e aksidentit. Ju uroj shërim të plotë sa më shpejtë që të jetë e mundur’’.

Ndërkaq Kancelarja Angela Merkel, fjalimin e saj e përmbylli duke falënderuar të gjithë ekipet e shpëtimit dhe forcat operacionale të cilët u kujdesën gjatë atyre momenteve të vështira duke bërë një punë të palodhshme për të shpëtuar sa më shumë jetë, shkruan gazeta gjermane bundesregierung.de, transmeton Klan Kosova.

dfghdfg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button