(Perditësim) Përplasja e dy trenave në Gjermani, rritet në 9 numri i të vdekurve

Ministri gjerman i Transportit Alexander Dobrindt, në lidhje me aksidentin hekurudhor që ndodhi në afërsi të qytetit Bad Aibling në landin e Bavarisë në Gjermani tha se “Trenat janë përplasur kokë më kokë me një shpejtësi të madhe. Trenat në këtë linjë hekurudhore mund të arrijnë shpejtësinë në 100 kilometra”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë në Gjermani Joachim Herrmann dhe zyrtarë të policisë kanë mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me aksidentin hekurudhor në qytetin Bad Aibling.

Dobrindt para konferencës për mediat ka kryer vëzhgime në vendngjarje. “Pamjet aktuale emocionalisht ndikojnë shumë në psikologjinë e njeriut. Sepse nuk mund ta imagjinoni se një ngjarje e tillë fatkeqe mund të ndodhë edhe tek ne”, tha ai.

Ai tha se parashikojnë që makinistët e dy trenave të cilët nuk duhej të ishin në të njëjtën linjë nuk e kanë parë njëri tejtrin dhe se trenat janë përplasur me njëri tjetrin pa frenuar. “Trenat me një shpejtësi të lartë janë përplasur kokë më kokë. Në këtë linjë trenat mund të jenë me shpejtësi prej 100 kilometra”, tha Dobrindt.

– Po hetohet shkaku i aksidentit

Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Herrmann ka vënë në dukje se menjëherë pas aksidentit një ekip i kërkim shpëtimit prej 700 personash kanë nisur punimet dhe se do të bëhet çdo gjë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

“Edhe pse nuk mund të ketë qind për qind siguri ne duhet të reduktojë gabimet njerëzore dhe teknike të mundshme”, theksoi Herrmann.

Ndërsa në deklaratën e policisë theksohet se numri i të vdekurve është rritur në 9 dhe numri i të plagosurve në rreth 100 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button