Cech, portieri që nuk ka pranuar gol nga Messi

Jo shumë portierë kanë dalë ngadhënjyes në duelet me Lionel Messin gjatë 11 viteve të fundit, por derisa Arsenali përgatitet për t’u përballur me Barcelonën për sfidën e 1/8 së finales, londinezët kanë njërin nga ata që ka ndalur Messin, portierin çek Petr Cech.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 23 shkurt, e kthimit më 16 mars, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Uefa.com.

Në gjashtë përballjet e kaluara mes tyre, të gjitha sa Cech ishte lojtar i Chelseat, Messi asnjëherë nuk kishte arritur t’i shënonte gol çekut. Madje, Messi kishte humbur një penallti, po ashtu kishte qëlluar shtyllën, por kurrë nuk kishte realizuar gol, ndonëse Barcelona kishte ngadhënjyer në dy nga tri përballjet nokaut në të cilat lojtarët ishin takuar.

“Është fenomenale”, ka thënë Cech. “Jo shumë portierë mund të thonë këtë, të përballesh me Messin dhe ai të mos shënojë gol. Por, do të pëlqeja nëse ai shënon dhe ne shkojmë tutje. Edhe nëse shënon ‘hat-trick’ dhe ne kualifikohemi, prapë do të isha i kënaqur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button