Shkup, protestë përpara Prokurorisë Publike

Në rrjetin social, Facebook, është paralajmëruar se sot me fillim prej orës 12, përpara Prokurorisë Publike në Shkup do të mbahet protestë për 1 vjetorin e vdekjes së 9-vjeçares nga Velesi, Tamara Dimovskës, njofton Portalb.

Përndryshe, Prokuroria Publike – Shkup, e ka njoftuar masën e gjerë se në lidhje me ngjarjen e vdekjes së Tamara Dimovskës nga Velesi, ka ndërmarrë një sërë veprimesh, njofton Portalb.

“Ka veprimet e ndërmarra, ka dalë se si të dyshuar janë më shumë persona për kryerjen e veprës penale – Kryerje të detyrës në mënyrë jo të përgjegjshme nga neni 353 i Kodit Penal. Të gjithë këto persona janë thirrur që të japin deklarate përpara prokurorit kompetent. Hetimi vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit”, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike – Shkup

Para 1 viti, më 9 shkurt të vitit 2015, në orën 6 të mëngjesit ka vdekur Tamara e cila priste që të operohet. Tamara kishte deformime në kurriz dhe priste që të operohet jashtë vendit.

Në muajin nëntor të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov tha se shteti do ta paguaj mjekimin e Tamara Dimovskës jashtë vendit, megjithatë ajo nuk u bë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button