PLD: “Car Dushani”, skenar për zgjedhje të parakohshme

Vendosja e përmendores së Car Dushanit dhe tensionet e mëpastajme, janë skenar i pushtetit që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo është akuza që ka ngritur sot Partia Liberal-Demokrate, e cila ka bërë fajtore partitë qeverisëse, për vendosjen, siç thuhet, brenda natës dhe në mënyrë qyqare të përmendores së Car Dushanit dhe të Titos.

Zyrtarja e PLD-së, Roza Topuzova – Karevska, ka thënë në një dalje për mediat, se Qeveria duhet të deklarohet për gjetjet në revizionin e projektit “Shkupi 2014”, që zbardhin shpërdorimin e më së paku 8 milionë eurove.

“Gruevski duhet t’u përgjigjet këtyre thirrjeve dhe t’i heqë të gjitha përmendoret e vendosura ilegalisht dhe të japë sëbashku me ministren e Kulturës përgjigje për pretendimet që ngre raporti i revizionit. Ministrja e Brendshme, ndërkaq, duhet të zbatojë në mënyrë joselektive fjalinë klishe të saj ‘punojmë sipas Kushtetutës dhe ligjeve’”, ka thënë zyrtarja e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button