Mesila Doda: Nuk ka gojë Basha të flasë për zgjedhjet në PS

Mesila Doda, deputetja e larguar nga PD­ja ka vlerësuar debatin e brendshëm në Partinë Socialiste dhe kritikon kreun e opozitës Basha, duke i kujtuar se ai është i fundit që duhet të flasë për zgjehdjet në PS.

Doda shprehet për “Gazeta Shqiptare” se Basha është njeriu i fundit që duhet te thotë se Rama ka bllokuar partinë, pasi vetë ai është zgjedhur në krye të partisë duke shkelur statutin e PD­-së.

“Nuk e di ku e gjen kurajën z.Basha dhe bën akuza të tilla. Ai është njeriu i fundit që duhet të flasë për demokraci dhe zgjedhje të lira e të barabarta. Vetë z.Basha është zgjedhur në mënyrë ekstra statutore”, thotë ajo.

Sipas Dodës, edhe strukturat e tjera, përfshi zgjedhjen për drejtuesit e departamenteve, si dhe zgjedhjet e fundit për Forumin Rinor të Partisë Demokratike janë bërë në shkelje të statutit të PD­së”. Ajo shprehet se ndihet e shqetësuar nga ai që e cilëson si modeli Stalinist në partitë politike shqiptare duke shtuar se “edhe Stalini do ua kishte zili këtyre kokoroçëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button