Kerry: Një Palestinë e pavarur nuk është ëndërr

Pas përfundimit të vizitës së tij treditore në Palestinë dhe Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bëri deklarata të rëndësishme.

“Paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk është e pamundur. Tani në dorë kemi mundësi për paqe si asnjëherë më parë”, deklaroi Kerry.

Kerri theksoi se beson që rajoni tani ka rastin si asnjëherë më parë për të vendosur paqen, sigurinë dhe të ndërtoj prosperitetin e merituar, ndërsa shtoi se “Një Palestinë e pavarur nuk është ëndërr”.

Duke e bërë të ditur se ai personalisht dhe të dyja palët e rajonit besojnë se mund të jetohet në paqe dhe qetësi, Kerri tha: “Mbështetja jonë ndaj Izraelit daton qysh prej kohërave të lashta. Por, paqja dhe stabiliteti, të cilat i dëshirojmë për Izraelin, i duam edhe për Palestinën. Objektivi ynë kryesor për popullin palestinezë është themelimi i një shteti të pavarur të Palestinës ku mund të jetojnë”, njofton trt.

Lajme të ngjashme

Back to top button