“Thriller” në Fier, gruaja me të dashurin, therin 18 herë me thikë burrin

Dashuria ka “çmendur” një grua nga Fieri. Ndonëse nënë e dy fëmijëve, Ermira Xhaferri ka vendosur t’i shkojë deri në fund lidhjes jashtëmartesore me kunatin e bashkëshortit të saj.

Për të shijuar e lirë dashurinë, 27- vjeçarja ka planifikuar “zhdukjen” e të shoqit. Në orët e vona të së premtes, Ermira Xhaferi në bashkëpunim me të dashurin, Aleksandër Ahmetaj, kanë goditur 18 herë me thikë në trup 33- vjeçarin Sajmir Xhaferraj. Për pasojë, babai i dy fëmijëve është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kome në Spitalin Rajonal të Fierit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja, e denjë për skenarë filmi, ka ndodhur në lagjen “Grizë” të qytetit të Patosit. Kanë qenë pjesëtarë të familjes Xhaferri që kanë kapur në flagrancë autoren e krimit. Ndërsa arrestimi i të dashurit të saj 47-vjeçar është bërë i mundur nga policia e Gjirokastrës.

Sipas burimeve policore, prej disa kohësh, Ermira Xhaferri ishte dashuruar me burrin e motrës së bashkëshortit të saj. Bëhet fjalë për Aleksandër Ahmetajn, banues në Sektor-Seman.

Për të ruajtur lidhjen me të dashurin, 27-vjeçarja ka vendosur të vrasë burrin e saj. Rreth orës 22:00, kryefamiljari Sajmir Xhaferri ishte në gjumë (sipas familjarëve), kur në banesë ku shkuar kunati i tij, Ahmetaj. Ky I fundit, së bashku me Ermirën kanë masakruar me thika 33-vjeçarin, duke e goditur atë në kraharor dhe në krahë, transmeton BW.

Ndërkohë, në banesë ka shkuar vëllai I viktimës, i cili ka kapur “mat” kunatën dhe e ka mbajtur me forcë derisa kanë mbërritur blutë. Ndërsa i dashuri i 27-vjeçares ka mundur të largohet. I plagosuri është dërguar në spital, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Para se të hynte në sallën e operacionit, Sajmir Xhaferri u ka thënë mjekëve se kishte qenë në gjumë dhe se kishte parë dy hije njerëzish që I ishin afruar tek krevati dhe e kishin qëlluar disa herë me thikë.

Policia ka arrestuar Ermira Xhaferrin, e cila gjatë marrjes në pyetje ka pohuar se me burrin e motrës së bashkëshortit kishin disa kohë që dashuroheshin dhe se kishin bërë plan për ta zhdukur Sajmirin. Ajo është shprehur se më pas nuk do të martoheshin, por do të mbanin lidhjen dashurore.

Autorja e krimit ka treguar se i dashuri i saj ishte nisur për në Kakavijë. Menjëherë policia e Fierit ka njoftuar kolegët e Gjirokastrës, të cilët mundën të arrestonin autorin e krimit.

Burimet e mësipërme pohuan se Ermira Xhaferri dhe Aleksandër Ahmetaj akuzohen për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit.

“Ermira na turpëroi. Ne e dinim se ajo kishte kohë që ishte lidhur me Aleksandër Ahmetajn dhe po e ruanim. Sajmiri ishte me fat që shpëtoi gjallë. Dy autorët e krimit të përgjigjen para dreijtësisë”. Kështu u shprehën dje, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, pjesëtarë dhe të afërm të Sajmir Xhaferrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button