Ja se çfarë thotë Jahjaga për takimin me liderët partiak

Më në fund ka folur edhe e para e vendit, Atifete Jahjaga. Ajo në një postim në facebook ka theksuar se takimi ishte konstruktiv, derisa ka falënderuar liderët për pjesëmarrjen e tyre.

Njoftimi i plotë i Jahjagës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, priti sot në një takim të përbashkët liderët e partive politike parlamentare, z. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, z. Sllavko Simiq, udhëheqës i Listës Srpska dhe z. Mahir Jagxhillar, përfaqësues i 6+, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.
Në takim të pranishëm ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delaëie dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar.
Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.
Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button