Seanca për rastin e Sopotit është anuluar edhe gjatë ditës së sotme

Seanca për rastin e Sopotit është anuluar edhe gjatë ditës së sotme.

Avokati Naser Raufi pretendon se arsyeja e anulimit është se seanca duhet të kaloj në duart e prokurores speciale. Seanca shtyhet për më 23 shkurt, njofton Alsat M.

Për rastin e Sopotit u dënuan 11 persona, banorë të fshatit Sopot për shkak të shpërthimit të një mine në afërsi të fshatit, ku humbën jetën dy ushtarë polak të NATO-s dhe një civil.

Të akuzuarve dënimi iu shqiptua duke u marrë për bazë dëshmia e Ramadan Bajramit, dëshmi të cilit pala mbrojtëse insiston që të shpallet e pavlefshme, nën arsyetimin se është dhënë nën presion dhe dhunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button