Kasami takohet me Veliçkovskin
Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në zyrat e partisë ka pritur liderin e Partisë Liberale Ivon Veliçkovskin, raporton Portalb.
Në takim është folur për gjendjen politike, bisedimet për media dhe pastrimin e Listës zgjedhore, gjithashtu janë ndarë mendime për zgjedhjet e ardhshme.
Është vënë theks i veçantë në bashkëpunimin e partive.
Në kumtesën e Partisë Liberale thuhet se takimi është shfrytëzuar edhe për tu njoftuar me Platformën për Maqedoninë.
“Bashkëbiseduesit janë pajtuar se teksti nga “Platforma për Maqedoninë që ne e duam” përbën bazë për vënien e principeve para qytetarëve të Maqedonisë, të cilat pas zgjedhjeve duhet ti zgjidhin të gjitha forcat politike”, thuhet në kumtesë./Portalb