Anulohet gjykimi i të arrestuarve në protestën e 5 majit

Gjykimi i tetë të arrestuarve pas protestës së 5 majit 2015 është anuluar për shkak pensionimit të gjykatësit të lëndës, njofton CIVIL, transmeton Portalb.

Sipas avokatëve mbrojtës gjykimi do të nis kur gjykata do të emërojë gjykatës të ri për këtë lëndë.

Qytetarëve të interesuar për këtë gjykim dhe gazetarëve u është ndaluar hyrja.

Duke i pasur parasysh rrethanat dhe keqtrajtimin e qytetarëve, në moment kur ata po e realizonin të drejtën kushtetuese e protestës paqësore, OJQ CIVIL kërkon liri për të paraburgosurit dhe kërkon padi penale për personat që kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar.

Edhe në raportin e “Human Right Watch” për brutalitetin policor të protestave të pesë majit që ndodhën në Shkup, është konstatuar se policia ka përdorur forcë të tepërt gjatë protestës.

Organizata ka theksuar se pushtetarët në Shkup duhet që të nisin një hetim dhe të ngrisin padi për shkak të përdorimit të tepërt të forcës nga ana e përfaqësuesve të forcave të sigurisë të cilët e kanë bërë këtë gjë.
 Në raport me dënimet që iu janë caktuar të dënuarve, mendohet se janë të tepërta duke pasur parasysh veprën për të cilën janë dënuar, ndërsa në aspektin financiar ato dënime kanë qenë më të mëdha se rroga mesatare në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button