Era Istrefi shumë shpejt pjesë e labelit më të madh botëror…

Era Istrefi, emri që po bën bujë në gjithë botën.

Karrierën e nisi në Kosovë ku me këngët e para bëri një ‘boom’ të madh duke sjellë një frymë të re në industrinë muzikore shqipe.

Mirëpo, fama e saj u rrit edhe më shumë kur kaloi në menaxhim të Faton Shoshit. E falë këtij menaxhimi të suksesshëm, Era sot është këngëtarja shqiptare më e përfolur në botë.

Është hiti ‘BonBon’ që i hapi dyert asaj që të depërtoj edhe jashtë tregut muzikor shqiptar. U përmend në shumë media të huaja të cilët mbetën të fasionuar me talentin dhe vokalin e saj.

Por, Era nuk do ndaloj me kaq.

Burime të parrotlla.net të afërta me kompaninë ‘Nesër’ që menaxhon Erën bëjnë me dije se Era është në bisedime me shumë labela të njohura botëror dhe shumë shpejt do të vendoset se me kë do të bashkëpunoj këngëtarja më e njohur kosovare.

Një nga mundësitë është labeli që menaxhon Rita Orën apo ‘Atlantic Records’ në USA, mirëpo ende asgjë nuk është përfundimtare.

Se çka do të vendosë Era me menaxhment, do t’iu informojmë më kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button