Nesër mbahet seancë gjyqësore për rastin “Lagjja e Trimave”

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” nesër do të dalin në Gjykatën e Shkupit për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Sipas aktakuzës ata akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

Përndryshe, ditë më parë nga pala mbrojtëse për Portalb konfirmuan se për momentin Prokuroria publike po prezanton provat kundër grupit.

“Nga Prokuroria po prezantohen provat dhe jo aktakuza siç po spekulohet në disa media”, ka sqaruar për Portalb avokatja e palës mbrojtëse, Artene Ademi.

Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast. /Portalb

LEXO: VIDEO të reja nga “Portalb” në Kumanovë: Lagjja e Trimave si në Bejrut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button