Shkup, drejtori i ZLM-së për Portalb: Nga zënka është i lënduar një nxënës

Pas lajmit se në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, sot rreth orës 10:30, ka ndodhur një zënkë mes dy nxënësve (të vitit të parë dhe të dytë), ku për pasojë është lënduar nxënësi, M.R. me thikë nga një nxënës tjetër jashtë objektit të shkollës, redaksia e Portalb-it ka kontaktuar me drejtorin e shkollës në fjalë, Faruk Zeqirin, i cili e ka konfirmuar rastin.

“Nuk është i vërtetë lajmi që e kanë plasuar disa portale se në shkollën tonë janë therë me thikë 2 nxënës. Gjatë pushimit, dy nxënës janë zënë mes veti, ku si pasojë e kësaj zënke është therë me thikë njëri nxënës, por është jashtë rrezikut për jetë. Nxënësi i lënduar ende është në spital derisa t’ia bëjnë të gjitha kontrollet”, tha për Portalb Zeqiri.

Sipas drejtorit, zënka mes nxënësve ka ndodhur për shkak të ofendimeve, gjegjësisht për shkaqe banale.

“Sot në 10:45 paradite, me ndihmën e shpejtë, në Klinikën Universitare të sëmundjeve kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski”, u soll një pacient 15 vjeçar, i lënduar në një sulm fizik në oborrin e shkollës, sipas asaj që tregoi ai. U trajtuan katër plagë në skalpin e kokës. Për plagët u bë kujdes kirurgjikal dhe u bënë kontrollet e nevojshme klinike dhe vetë pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është lejuar në shtëpi me kontroll të caktuar për nesër”, deklaroi mjekja Nikolla Nane për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button